“Nuk na tremb vizita e Macron në Serbi”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ndihet i trembur nga vizita e presidentit Macron në Beograd, e konsideruar si një presion ndaj Prishtinës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Haradinaj ka nënvizuar se taksa do të hiqet vetëm kur të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Marketing

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e sheh si kërcënim për Kosovën vizitën e presidentit të Francës Emanuel Macron në Serbi. Ai thotë se kjo vizitë nuk i ndryshon raportet Francë-Kosovë. E ka pranuar se Kosova ka presion të vazhdueshëm për heqjen e taksës, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë derisa nuk arrihet një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dorëzimit ose të nënshtrimit në fazat finale, sepse nëse jepet, atëherë kërkesat do të rriten për kompromise më të mëdha”.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë, Haradinaj ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave për të cilën tha se do të ndodhë shpejt.