Shkup, sanksionohen 48 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Një udhëtar në autobus ka marrë lëndime të rënda trupore në njërën nga gjithsej 14 aksidentet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit, ndërsa në tetë lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona. Në pesë aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Marketing

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia e trafikut ka përjashtuar 48 shoferë të cilët cilët kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, katër shoferë fillestarë, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për parakalim jo të drejtë, 17 për mos mbajtjen rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe tre për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë. Nga trafiku janë përjashtuar 15 automjete të paregjistruar. Janë dhënë edhe 70 gjoba për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.