Prokurorja nga Prokuroria Speciale Lençe Ristoska në konferencë u paraqit së bashku me prokurorë tjerë pas zhvillimeve të fundit ku u përfshi edhe emri i Prokurores Speciale Katica Janeva.
Në konferencë u vërejt mungesa e prokurores Fatime Fetai, për të cilën Ristoska tha se ajo është në pushim vjetor.
“Nuk po qëndroj e vetëm këtu. Po flas në emër të gjithë prokurorëve, Rustemi, Donev dhe Fetai që janë në pushim vjetor. Po qëndroj edhe në emër të gjithë ekipit hetues të PSP-së dhe të shërbimit profesional.
Dëshiroj të ju bind se interesi jonë primar është mbrojtja e integritetit dhe çdoherë si të punësuar kemi vepruar në përputhje me normativën ligjore dhe kemi tentuar të jemi në nivel të detyrës”, ka thënë Ristoska, raporton SHENJA.
Ajo tha se të gjithë procedurat nuk janë vënë në pikëpyetje për arsye se veprimet tona kanë qenë në përputhje me normativat ligjore.