Ish kryetari Koçanit mohon se ka dhënë 500 mijë euro për Boki 13

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit dhe pronar i shtypshkronjës “Evropa 92”, Ratko Dimitrovski, duke folur për “Lider”, ka mohuar pretendimet se ai i ka paguar haraç prej 500 mijë eurove Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit.

Marketing

Është raportuar duke u mbështetur në burime të Prokurorisë, se ish-kryetari është njëri prej biznesmenëve që është zhvatur. “Askush nuk më ka thirrur. Nuk e kam parë Bokin 13, as më kanë kërkuar diçka të tillë. As nuk dua ta shoh një njeri të tillë.

Kompania ime nuk ka marketing te 1 TV, nuk kemi bashkëpunim. 500,000 euro janë një sasi e madhe për mua. Unë mund të shoh 5,000 euro në para të gatshme dhe jo aq shumë”, ka thënë Dimitrovski. Përndryshe, kompania e tij vitin e ka pasur të ardhura prej 287,624,569 denarë, ose 4.6 milionë euro.