Arrestohet i dyshuari për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar S.O I cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë
Përmes një komunikate, policia bën të ditur se I dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës.

Marketing

“Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë””, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se S.O, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.