VMRO: Në Maqedoni sundon qeveri e korruptuar dhe kriminalizuar

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se në Maqedoni sundon qeveri e korruptuar dhe kriminalizuar. Ata thonë se me LSDM-në dhe Zaevin në pushtet, çdo biznesmen ose qytetar është viktimë ose mund të bëhet viktimë.

Marketing

“Opinioni duhet ta dijë kush janë Kiki dhe Friki nga tregimi për haraç i publikuar në media dhe nëse këto persona janë përfaqësues të lartë të LSDM-së. Pse Prokuroria Publike e mbron nga përgjegjësia Katica Janevën”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Zaevi e ka ditur se Janeva është e përfshirë në krim dhe sipas tyre, ka kundërshtuar shkarkimin e saj.
“Prokuroria Publike duhet të bëjë hetim të detajizuar dhe serioz, pasi vetëm me arrestimin e Boki 13 dhe Zoran Milevskit është akt i heshtjes të së vërtetës. PSP, LSDM dhe Zaevi e kanë devalvuar shtetin e së drejtës dhe institucionet”, thonë nga VMRO-DPMNE.