Doktoresha nga Dibra, Qëndresa Sela, demanton akuzat për Spitalin e Dibrës

Para disa ditësh, nëpër mediumet vendase u shtri lajmi dhe nga shumë media u quajt si skandal, se gjëja në Spitalin e Dibrës punojnë mjekë të cilët marrin paga shumë më të ulta se sa e lejon ligji dhe se përgjegjësia e tyre është e njëjtë si edhe e mjekëve tjerë.

Marketing

Si denoncues i këtij lajmi, nëpër të gjithë mediat, u përmend emri i mjekes Qëndresa Sela, e cila, përmes një statusi në profilin e saj në facebook, e demantoi lajmin dhe kërkoi falje institucionit shëndetësor të Dibrës dhe drejtorit, z. Baki Alilit.

Sipas mjekes Qëndresa Sela, në emrin e saj nuk është lëshuar asnjë akuzë ndaj Spitalit të Dibrës, as ndaj drejtorit Baki Alili dhe as ndaj ndonji të punësuari në atë institucion. Ajo gjithashtu thekson se : “ Nëse dikush të drejtën time për të kërkuar pikërisht këtë të drejtë e keqpërdorën për t’u marrë me fjalë dhe thashetheme , ju informoj publikisht se nuk egziston asnjë ankesë apo akuzë ndaj askujt”.

Duke kërkuar falje për të gjitha keqkuptimet dhe lancimet që janë bërë në emrin e saj, mjekja Qëndresa Sela thekson:

“ Njëkohësisht shfrytëzoj Rastin të kërkoj falje ndaj drejtorit të këtij institucioni për rastin në fjalë, megjithëse me bindje të plotë e them se , nuk ka pasur asgjë personale mes meje dhe askujt dhe se unë si pjesë e këtij institucionido vazhdoj të kryej detyrën time me të gjithë përkushtimin dhe detyrimin që më takon”.
Gjithashtu, ne komunikuam edhe me drejtorin e Spitalit të Dibrës z. Baki Alili, të cilin e pyetëm për problemin në fjalë. Ai duke na sqaruar të gjithë situatën , në mënyrë shumë decide theksoi :

“E gjithë situate dhe pluhuri që u ngrit, duke keqpërdorur emrin e një mjekeje të re , me tendencë për të më goditur mua dhe institucionin që unë udhëheq, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe morale. Unë nuk jam ai që përcaktoj rrogat e mjekëve dhe as mund të ndikoj në ato, pasi ato janë me ligj dhe ligji përcakton gjithçka. U ngrit pluhuri I akuzës se unë gjëja kam paguar mjekët në mënyrë qesharake dhe shumë poshtë koeficientit të përcaktuar! Cilin mjek ?”.
Ndërsa për rastin në fjalë, ku sipas mediave, duke u thirrur në pagën e mjekes së re Qëndresa Sela, z.Alili na sqaroi:

“Qendresa Sela nuk është e punësuar si mjeke në Spitalin e Dibrës , por është e punësuar përmes Kontratës për Shërbime, metodë të cilën unë e përdor për gjithë mjekët e rinj, si stimul që të mos ikin nga Dibra , gjersa të kemi mundësi për t’i punësuar me vendim të përhershëm pune. Unë mendoj se politikat që ne I ndjekim , për të stimuluar mjekët e rinj që të mos largohen nga Spitalli i Dibrës, pasi edhe tani më kemi defiçit kuadrosh, nuk duhet të keqpërdoret dhe të jetë alibi për të thurur shpifje goditëse të integritetit, qoftë të institucionit e qoftë timit personalisht. Prandaj ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se , rregullat në një shoqëri demokratike I vendos ligji e jo drejtori, siç është edhe në rastin në fjalë, që gjithçka ka vendosur ligji dhe jo unë, siç dikush mundohet ta interpreton.”