Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) ka ngritë aktakuzë kundër shkupjanit 39 vjeçar për veprën e kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.
Siç kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 17 qershor të këtij viti gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të akuzuarit ishte gjetur drogë narkotike marijuanë në sasi totale prej 131,33 gramë. I akuzuari pa autorizim për shkak të shitjes e ka mbajtur drogën e paketuar në disa mjete në shtëpi.
“Prokurori kompetent deri te Gjykata Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar, duke pasur parasysh atë se vlerësohej se edhe më tutje ekzistojnë kushtet për të cilat fillimisht ishte përcaktuar paraburgimi”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.