Tronditëse, babai vret të bijën 6 vjeçe, e godet me topin e golfit

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në SHBA, teksa babai ka goditur për vdekje vajzën e tij 6-vjeçare me topin e golfit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të hënës në qytezën Orem të Utah, në kompleksin sportiv “Sleepey Ridge Gols Course”.

Marketing

Burri kishte marrë me vete në seancën stërvitore edhe vajzën e tij 6 vjeçe, e cila po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit, në një cep të kompleksit.
Mediet e huaja raportojnë se rutina sportive është kthyer në tragjedi për burrin, i cili ka goditur shumë keq me forcë në kokë vogëlushen, duke e lënë të vdekur.