Sot është një nga ditët e fundit e shërbimit në kapacitetin e Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shkup për E.T. Ambasadorin Willem Wouter Plomp.
Për t’i dhënë fund mandatit të tij, ai vizitoi institucionin ku ishte i ftuar i rregullt në 4 vitet e fundit. Ishte vizitor i shpeshtë i të gjitha eventeve dhe ekspozitave më të mëdha dhe ishte në rrjedhë me të gjitha aktivitetet e programit të Galerisë Kombëtare.
Ambasadori Plomp mbi të gjitha theksoi se Drejtoresha e Galerise Nacionale Dita Starova Qerimi është një nga udhëheqëset më të suksesshme duke ju përkushtuar pafund artit dhe kulturës në këtë vend, ajo gjithmonë ka punuar dhe ka arritur që të bëjë këtë institucion kulturor një nga më të vizituarit dhe më të mirët në Republikën e Maqedonisë së veriut, përmes projekteve të ndryshme interkulturore ky institucion mund të krahasohet me institucionet tjera evropiane dhe botërore, u shpreh Ambasadori Plomp në vizitën e tij të fundit që pati me stafin dhe drejtoreshen Starova Qerimi.
Holanda mbështeti shumë projekte që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për institucionin tonë, para së gjithash në fushën e edukimit, përfshirjes sociale dhe punës me kategoritë e cenueshme, me të cilat Galeria Kombëtare ishte pionier në veprimtarinë e vet, fushë kjo për të cilën shumë më pak po kujdesen institucionet e brendshme.
Ambasadorin Plomp u përcjell me dëshirë për sfida të reja të tij personale, por edhe sfida pune, por dhe me dëshirë që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të thellohet, para së gjithash, me anë të bashkëpunimit me institucionet e ngjashme dhe të lidhura në vendin e tij.