Vriten tre diplomatë turqAlsat-M2019-07-17T18:29:54+02:00
Tre diplomatë nga Turqia janë qëlluar për vdekje në qytetin Erbil të Irakut, i cili banohet me shumicë kurde.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa burime të sigurisë.
Sulmi ndaj diplomatëve ndodhi në një restorant në kohën kur ata po hanin darkë.
Televizioni shtetëror i Irakut njoftoi se në mesin e personave të vrarë është edhe zëvendëskonsulli turk në Erbil, shkruan “Independent’’.