Spasovski: Paraqisni rastet e korrupsionit që të marrim masa

Ministri i brendshëm, Spasovski, fton qytetarët të paraqesin korrupsionin në mënyrë që organet e rendit të mund të veprojnë.

Marketing

Në lidhje me rastin “Zhvatja”, ai theksoi se ministria që drejton vepron sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
MPB vepron rreth këtij rasti, sepse nëse nuk do të kishim informatat e duhura nuk do kishte as rast.

Dua të theksoj gatishmërinë e kolegëve të mi dhe timen personalisht, që maksimalisht të angazhohemi me të gjitha kapacitetet me qëllim të sqarimit jo vetëm të këtij rasti por edhe të të gjitha rasteve të tjera ku ka krim dhe korrupsion.
Prandaj inkurajoj qytetarët që nëse kanë çfarëdolloj problemi që ka të bëjë me krim e korrupsion në çdo segment, ta paraqesin, deklaron Spasovski.