“FaceApp” është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura të momentit, teksa ua mundëson personazheve të testojnë dukjen e tyre në pleqëri.
Trendit të ndryshimit të pamjes iu kanë bashkuar thuajse të gjithë yjet, të cilët po vazhdojnë të ndajnë postime me fansat në rrjetet sociale.
Megjithatë, këngëtarja shqiptare me famë në rrafshin ndërkombëtar, Dua Lipa, së fundmi përmes një postimi të publikuar në InstaStory, bën të ditur se përse nuk e provoi këtë aplikacion.
23 vjeçarja i ka treguar të gjithëve se kur kanë shkarkuar aplikacionin, kanë pranuar që ai mund t’i përdorë këto fotografi ku dhe kur të dojë dhe lejen tonë e ka marrë që në momentin që e kemi shkarkuar.
Të gjitha këto imazhe mund të përdoren nga stafi i aplikacionit për qëllime të ndryshme, madje mund të kenë akses edhe në celularin e juaj.