Dr.Irina Panovska drejtoresha e Klinikës së Hematologjis që u bë e njohur për publikun ku ajo ndante tendera milionëshe për babain e saj Zlatko Panovski drejtor i kompanis faramceutike “Dr. Panovski”.
Lidhjet babë e bijë nuk përfundojn me Klinikën e Hematologjisë, komisioni për parandalim të korruspionit hapi para disa javëve edhe landë të tjera për biznesin familjar në Ministrin e shëndetësis me emrimin jashtëligjor të drejtroreshës Panovska anëtare e komisionit të famshëm për sëmundjet e rralla, për shkak se këtu ekzistojnë fonde të veçanta për barna mjaft specifike dhe të shtrejnta.
Poashtu ajo ishte e akuzuar se në mënyr jashtëligjore dhe jotransparente kishte sjell sistematizimin e ri, me të cilini kishte degarduar shumë koleg! Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionitngriti ka ngritur kundërvajtje kundër U.D. drejtoreshës së Hematologjisë, Irina Panovska.
Siç u tha, Panovska, nuk ka parashtruar listat për gjendjen e pronës, edhe pse në bazë të ligjit është dashur çdo gjashtë muaj ta bënë këtë ajo për herë të parë në funksionin U.D. Drejtoreshë e Klinikës është vendosur më 4 gusht 2017!
Denoncime të shumta edhe tani kanë arritur në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal nga personeli i spitalit që udhëhiqet nga Irina Panovska, por që kanë dashur të jenë anonim. Të punësuarit në këtë spital theksojnë se drejtoresha në fjalë këtë spital e ka shndërruar në pronë të saj dhe nuk dëgjon sugjerime nga askush edhe pse për këtë më së shumti pësojnë pacientët.
“Është një kaos i vërtetë kjo që po ndodhë nën udhëheqjen e saj. Pësojmë edhe ne edhe pacientët. Ajo e konsideron siptalin si pronë e saj”, thonë disa të punësuar në spitalin e Hematologjisë.
Gjithashtu pacientët ankohen se nuk ka barna të mjaftueshme, dhe për këtë blejnë barna ka jashtë me çmime më të shtrenjta për tu kuruar në spital.
Sot kryeministri Zaev tregoi emrat e disa drejtorëve të institucioneve të larta shtetërore që do të shkarkohen, por ai nuk e përmendi emrin e drejtoreshës Irina Panovska edhe përskaj dyshimeve të shumta për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe mallëverzimeve me tenderët milionëshe me ministrinë e shëndetësisë, gjë për të cilën është akuzuar edhe nga VMRO-DPMNE.
Partia opozitare VMRO-DPMNE kohë më parë kishin akuzuar drejtoreshën e hematoligjisë për tenderët milionësha që ka fituar nga ministria e shëndnetësisë.
“Firma familjare e drejtorit të hematologjisë fitoi tenderë milionëshe nga ministria e shëndetësisë, qeveria për këtë hesht. Ky është një skandal me përmasa të pashembullta. Në tre tenderët, Klinika për Hematologji iu shpërndanë më se 3 milion euro për “Dr. Panovski”. Drejtoresha e klinikës, Irina Panovska Stavridis është e bija e Zllatko Panovskit, pati theksuar Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ai tha se Kryeministri Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duhet të përgjigjen nëse Klinika për hematologji është kthyer në një klinikë private të Panovskit.
“Nuk ka asgjë të diskutueshme në lidhje me qeverinë, pa konflikt interesi, pa abuzim me qëndrimin zyrtar, pa skandal korrupsioni? A nuk është ky një financim nga shteti për të përfunduar në llogaritë private? Për fat të keq, kjo nuk është dhe nuk do të mbetet çështja e vetme në lidhje me drejtorët e klinikave që në lidhje familjare me tregtarët dhe kompanitë me të cilat klinikat kanë kontrata për kthimin e parave. Ka të paktën pesë klinika të tjera nën udhëheqjen e Filipçes dhe Zaev. Nga babai në vajzën, nga kushërira tek kushëriri, nga vëllai te vëllai. Sasi të mëdha parash rrjedhin në xhepat private të disa klinikave. Në periudhën që vijon, ne e do t’i publikojmë këto informacione. Me LSDM në derën e madhe po kthehet mafia e bardhë në sektorin e shëndetësisë”, pati thënë Stoilkovski.
“Përdersa pacientët e klinikës për Hematologji presin barna me të cilët ju varet jeta, drejtoresha e Klinikës, Irina Panovska-Stavridis nuk mund të vendos nëse i ka apo nuk i ka barnat. Panovska-Stavridis thotë se asnjë pacient nuk ka mbetur pa barna, por gjithashtu thotë se nuk është tragjike nëse nuk kanë marrë barna disa ditë, sepse të hënën vetëm se ka pasur barna!”, tha Dafina Stojanoska, anëtare e komisionit për shëndetësi të VMRO-DPMNE-së.