Bunarxhik, investim turk për prodhime plastike

Në Bunarxhik do të ndërtohet fabrikë për prodhime plastike. Kompania Balkanlar Plastik do të investojë dhjetë milionë euro dhe njoftoi punësimin e 80 personave. Plani i saj është të zgjerojë prodhimin dhe numri i të punësuarve të tejkalojë 300 vetë. Bëhet fjalë për një investim turk. Në fillimin e punëve ndërtimore, ishte ekipi ekonomik i qeverisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Me investimin në vend, planifikojmë të kontribuojmë në punësime të reja. Presim që investimi të jetë i suksesshëm dhe do të japim gjithçka sa na përket ne për të realizuar këtë projekt- deklaroi Eler Çalishir-Ballkanlar.

Kur do të mbarojë i gjithë procesi i dokumentacionit dhe kur do të shikoj se diçka po ndërtohet, gëzohem shumë. Unë jam i sigurt se për disa muaj, do të punojnë miqtë e mi, njerëz të afërt, pra në njëfarë mënyre të rinj nuk do të largohen nga këtu- tha Aleksandar Mlladenovski, Drejtor i DZTZHI.