FC Shkupi-Pjunik, Sonte Në Arenën “Todor Proeski” Priten Shumë Tifoz

Ka rezultuar pozitiv vendimi i kryesisë së FC Shkupit për të dhuruar gratis biletat për ndeshjen e sotme kundër Pjunikut, e vlefshme kjo për xhiron e parë eliminatore të Liga Europës.

Marketing

Deri tani janë dhënë rreth 12 mijë bileta për gjithë ata që kanë shprehur interes të ndjekin nga afër ndeshjen kthyese të klubit nga Çairi në arenën ndërkombëtare.

Kjo është shifër shumë pozitive, duke pasur parasysh se bëhet fjalë vetëm për  raundin e parë dhe se deri në fillim të ndeshjes numri mund të rritet akoma më shumë.

Biletat falas përveç në stadiumin e Çairit, sot do të jepen edhe te stadiumi “Todor Proeski”, aty ku me fillim në ora 20:30 mejdanin do të ndajnë FC Shkupi dhe Pjuniku.

Rikujtojmë ndeshja e parë në Armeni ishte mbyllur me barazimin 3:3.