LSDM-ja është duke mbajtur mbledhje të Këshillit Qendror të partisë, ndërsa edhe pse u fol gjatë ditës se në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të partisë, lideri i LSDM-së tha se emërimi nënkryetarëve të rinj nuk është në rend dite.
Sipas Zaevit në mbledhje diskutohet për zhvillimet aktuale politike por pa dhënë më shumë detaje. Zaev para mbledhjes tha se sot nuk do të diskutohet fare për nënkryetarët e partisë sepse akoma nuk kanë marrë vendim se kush do të jenë.
Sot temë kryesore do të jetë zgjedhja e kryetarëve të Komisioneve partiake, të cilat u konfirmuan në Këshillin ekzekutiv dhe tani duhet në atë Qendror. Do ta kumtojmë zgjedhjen e koordinatores së re të forumit të gruas. Do të diskutojmë për zhvillimet aktuale politike dhe aktivitetet partiake në terren- deklaroi Zoran ZAev, kryetar i LSDM-së.