Arrestohen kinezët që sulmuan qytetarin në Shkup

Policia ka njoftuar se janë arrestuar qytetarët e Republikës Popullore të Kinës të cilët dje sulmuan një qytetar në Shkup. Në komunikatën e policisë thuhet se më 17.07.2019 në SPB Shkup M.T. nga Shkupi ka paraqitur se rreth orës 11:20 në restoranin në qendrën tregtare ka qenë i sulmuar fizikisht nga të punësuarit e restorantit L.Ç. (34) dhe L.SH. (43) qytetarë të Republikës Popullore të Kinës, ndërsa ka pasur të bëj me porosinë e ushqimit.

Marketing

“Njëri nga shtetasit kinez me mjet të fort iu është afruar dhe ka sulmuar M. T., ndërsa personi tjetër ka hedhur mjete tjera ndaj tij. Pas marrjes së masave L.Ç. dhe L.SH. janë arrestuar në stacionin policor në Karposh dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim penal”, njoftoi policia.