Ligjet për Mediat nuk i japin autoritetin Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele për të hetuar origjinën e kapitalit të Televizionit 1tv. Këtë e ka bërë të qartë Agjencia, duke i përgjigjur qëndrimit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
“Veprimi i Bojan Jovanovski dhe keqpërdorimin e mundshëm të mediave nga ana e atij, është diçka që i përket zhvillimit të prokurorisë, gjyqësorit, policisë financiare, e jo Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale, e cila monitoron zbatimin e ligjeve të mediave.
Në këtë kontekst, Agjencia do të kryejë mbikëqyrje të vazhdueshme të transmetuesve, me rregullat për pronësinë nuk janë përjashtim”, ka njoftuar Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele.