Llogaria përfundimtare për vitin 2018 në Kuvend, flet Shiret Elezi

Të ardhurat vitin e kaluar në Buxhet janë realizuar në pajtim me pritshmëritë. Shpenzimet bëhen rregullisht dhe në kohë ndërsa deficiti ka qenë më i vogël se ai i projektuar dhe është 1,8 për qind të BPV-së, deklaroi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, duke e elaboruar Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2018 që sot ishte në rendin e ditës së Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Marketing

“Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizuan në shumë prej 188,5 miliardë denarë dhe të njëjtat kishin të bëjnë për financimin e shpenzimeve të realizuara në shumë prej 200,1 miliardë denarë. Realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në shumat e dhëna rezultoi me dificit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shumë prej 11,5 miliardë denarë, me çka i njëjti shënon realizim më të vogël në krahasim me atë të planifikuar për 6,5 miliardë denarë dhe është realizuar në nivel prej 1,8% të BPV-së”, sqaroi zëvendësministrja.
Ajo potencoi se vitin e kaluar ka pasur pagesë të shkëlqyer të të ardhurave tatimore me 99,9 për qind të realizimit të asaj që është projektuar apo në krahasim me vitin e kaluar pagesa ka qenë më e mirë për 9,4 për qind.

Elezi tha se të ardhurat prej kontributeve sociale janë realizuar tërësisht dhe ato kanë realizuar financim të rregullt të obligimeve ligjore të fondeve sociale.
“Në kuadër të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, shpenzimet vijuese u realizuan në shumë prej 187,9 miliardë denarë, gjegjësisht realizim më të ulët se 2,1 për qind në krahasim me planin, si rezultat i kontrollit rigoroz të shpenzimit të këtij lloji të shpenzimeve pa u çrregulluar me këtë rast mbulimi i rregullt i të gjitha obligimeve në shtet dhe realizimi i papenguar i funksioneve dhe aktiviteteve të shfrytëzuesve buxhetorë”, tha zëvendësministrja.

Elezi theksoi se financimi i deficitit buxhetor në vitin 2018 është realizuar në pajtim me qëllimet e menaxhimit prutend me borxhin publik, gjegjësisht me shpenzimin më të mundshëm të ulët dhe zhvillimin e tregut efikas vendor financiar.
Për opozitën, viti 2018 është ndër vitet më të këqija financiare, për premtime të parealizuara.

Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE theksoi se llogaria përfundimtare është pasqyrë e vërtetë se ku i ka harxhuar paratë e qytetarëve pushteti dhe se kjo llogari përfundimtare duhet të jetë dokument ndërgjegjësues se më kështu nuk mund të vazhdohet.

Ajo vlerësoi se ka realizim të dobët dhe dështim të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, arsim, shëndetësi dhe çështje sociale, duke vlerësuar se në vitin 2018 ka dështim të plotë tek investimet kapitale.
Ajo u përqendrua edhe në vendimin ligjor me të cilin shteti ka ndihmuar që vetëqeverisjet lokale ta shlyejnë borxhin, me ç’rast tha se deri tek ata ka ardhur informacion se është zhvilluar proces i dyshimtë i zgjedhjes se cilëve biznesmenë do t’u jepen para.
Duke replikuar, Kostadin Kostadinov i LSDM-së tha se opozita duhet të jetë kritiku i parë i pushteti, por, siç tha, pa përhapur lajme të rrejshme dhe pa i manipuluar qytetarët. “Me një VMRO të tillë, me opozitë të tillë, me krime të papastruara edhe gjatë do të mbeteni opozitë”, theksoi Kostadinov.

Në replikën lidhur me zhvatjen e përmendur ai theksoi se sot prokurorja Vilma Ruskovska ka kumtuar se ai që i pari e ka paraqitur rastin “Reket” është kryeministri Zoran Zaev. “Jemi duke punuar në interes të vendosjes së shtetit ligjor. Ajo që do të thotë obligim qytetar para ligjeve dhe Kushtetutës, ndërsa më së shumti para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atë e ka bërë kryeministri dhe në llogari të kësaj është një moment shumë i rëndësishëm. Dje i shtruam dy pyetje lidhur me rastin që vlerësojmë se nëse marrim përgjigje mundet në mënyrë drastike ta ndryshojë situatën dhe kërkojmë institucionet e pavarura në mënyrë të thuktë ta shqyrtojnë rastin, në interes të shtetit ligjor dhe normalisht në interes të të gjithë qytetarëve të RMV”, tha Kostadinov nga foltorja e Komisionit për financim dhe buxhet, duke i përsëritur pyetjet drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Llogarinë përfundimtare e elaboroi zëvendësministrja Elezi, pasi në Ministrinë e Financave për momentin nuk është emëruar ministri resor, ndërsa kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska dha vërejtje për atë se Ministria e Financave nuk ka dorëzuar shkresë se kush e drejton Ministrinë, pasi u shkarkua ministri Dragan Tevdovski.