Rita Ora para tri ditësh ka publikuar projektin e saj më të ri.
Kënga mban titullin ‘New Look’ të cilën e ka lansuar me videoklip të realizuar në Dubai.
‘New Look‘, është publikuar me 15-të korrik dhe për një kohë shumë të shkurtër ka rezultuar me sukses.
Rita, ka arritur 1 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube me këngën e re.
Ndryshe, artistja shqiptare ende po vazhdon turneun e saj të koncerteve me albumin ‘Phoenix‘.
Së fundi dha një performancë spektakolare në Finlandë.