Shtatë persona janë lënduar më lehtë gjashtë nga gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 38 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 23 shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes së automjetit motorik dhe 15 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe një shofer që ka kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, tre shoferë për rreshtim jo të drejtë, katër shoferë për mosdhënie përparësi kalimi automjeteve në udhëkryq, 12 shoferë për mosmbajtjen e kaskës, 16 shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 20 shoferë që e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
Janë hasur 54 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 48 automjete.