Merko mirëpret kryetarin e Komunës Büyükçekmece, Hasan Akgün

“Fundjavës së kaluar Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko mirëpriti dhe takoi kryetarin e Komunës Büyükçekmece, z.Hasan Akgün.

Marketing

Qëllimi takimit kishte të bënte me projektin e nisur kohë më pare, objekti shtesë i shkollës “Vëllezërit Milladinov” dhe me përfundimin e të njëjtit.

Si përfundim në takim u diskutua dhe u vendos që punimet të kenë përfunduar deri më datë 25 gusht, ashtu që viti i ri akademik 2019/2020 të nisë në ambientet e reja të shkollës.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.