Pas suksesit që po arrin në muzikë, reperi po futet në një tjetër biznes.
Gashi po vazhdon të jetë një nga reperët më të pëlqyer jo vetëm në arenën vendore po edhe në atë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Reperi me prejardhje nga Kosova pas suksesit të arritur në skenën e muzikës ka vendosur që në vitin 2020 të sjellë linjën personale të teshave, këtë e bëri të ditur përmes një postimi të bërë.
“Në vitin 2020 do të bashkëpunojë me një kompani për të lansuar linjën e veshjeve Gashi. Dua të fokusohem në dizajnimin e teshave për njerëzit të cilët janë me forma më të mëdha”, dua që njerëzit të ndihen rehat. Unë me të vërtetë jam ndjerë si m*t nga veshjet që nuk më bëjnë të ndihem mirë dhe ndjehem keq, kështu që do të bëjë diferencë duke filluar që nga vetja ime”.
SHPËRNDAJE