Villma Ruskoska të trashëgojë Katica Janevën. Kryeministri Zoran Zaev e prezantoi tekstin e ri për Ligjin e Prokurorisë. Propozimi është që ekipi i PSP-së të integrohet në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, ndërsa emri i ri të jetë “Prokurori Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”.
Kjo prokurori do të ketë kompetencë në territorin e gjithë territorit të Maqedonisë së Veriut dhe do t’i ketë garancitë për pavarësi në veprim që në pjesën më të madhe përshtaten me pozicionin e deritanishëm të PSP-së, e megjithatë janë në koordinim me prokurorinë shtetërore. Prokuroria e re për ndjekjen e krimit të organizuar do të drejtohet nga prokurorja Villma Ruskoska e cila ka mandat dhe në këtë moment e drejton Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa të gjithë prokurorët nga PSP-ja do të vazhdojnë të punojnë në prokurorinë e re. Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por kanë të drejtën e rizgjedhjes”. – theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Sipas tekstit të ri, në prokurorinë e re tërësisht duhet të kalojë ekipi i PSP-së- prokurorë, hetues si dhe arkivi dhe të gjitha materialet. Zaev garanton se ligji parasheh pavarësi financiare të prokurorisë së re.
Vendosëm dispozitë sipas të cilës, njeriu i parë mund të shkarkohet vetëm me shumicën e dy të tretave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të prokurorëve. Kjo do të thotë që asnjë faktor politik nuk mund të ndikojë në punën e tij, emërimet, shkarkimet”. – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër
Zaevi tekstin e ligjit javën e ardhshme do e dorëzojë në Kuvend por edhe tek të gjitha partitë politike. Kryeministri tha se tani nuk ekziston arsye VMRO-DPMNE ta pengojë ligjin për prokurori publike, ndërsa si argument shtesë e përmendi dorëheqjen e Katica Janevës. Zaev beson se në Kuvend ka kushte të arrihet shumicë e dy të tretave që të votohet ligji.