Pak minuta më parë Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye për këtë vendim ka qenë ftesa që ka marrë për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje në Gjykatën Speciale si i dyshuar.
Haradinaj ka njoftuar në konferencë për media se ai do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qveri. Jam fut të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje. E kam vlerësuar se s’mundem mu paraqitë si kryetar i qeverisë edhe me rujt nderin e kryetarit të qeverisë dhe shtetit” ka deklaruar Haradinaj.