Roma raportohet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Juventusin për Gonzalo Higuain, por vetë lojtari argjentinas po zvarrit këtë transferim.
Të dy klubet kanë një raport të mirë mes vete, që tashmë kanë shkëmbyer lojtarët Luca Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola.
Sipas Corriere dello Sport, Roma ka rënë dakord për një huazim prej 6 milionë euro për Higuain, ku do të përfshihet edhe një opsion për të drejt blerje për 27 milionë euro.
Higuain tashmë ka filluar stërvitjet me Juventusin për sezonin e ri, me dëshirën e tij për të qëndruar.
Megjithatë, ai është zgjedhja e parë e Romës për të zëvendësuar Edin Dzekon, që është drejt transferimit te Inter.