Deskoska në takim me Bërns, Ligji për PP sfidë kyçe për Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërns, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Ministrja Deskoska i dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm ambasadores Bërns dhe shprehi falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pikëpamje të agjendës reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, Deskoska e informoi ambasadoren Bërns për aktivitetet e deritanishme dhe prej së afërmi e njoftoi me ligjet e sjellura, por edhe me sfidën kyçe që paraprin në rrugën e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

Deskoska, siç qëndron në kumtesë, theksoi se për momentin ndodhemi në situatë mjaft të ndjeshme me Ligjin për Prokurorinë publike, i cili javën e ardhshme do të dërgohet në procedurë kuvendore, dhe se ky ligj paraqet sfidë kyçe në punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ambasadorja Bërns e transmetoi mbështetjen e SHBA-së në procesin e ndërtimit të institucioneve të fuqishme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e sundimit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit.