Roma arrin marrëveshje për Higuainin

Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain, mirëpo mësohet se Higuain ende nuk ka pranuar t’i bashkohet skuadrës romane, bën të ditur “Corriere dello Sport” të premten.

Marketing

Roma është pajtuar me Juventusin që të paguajë gjashtë milionë euro për të huazuar Higuainin për një vit me opsion për të blerë atë verën e ardhshme për 27 milionë euro.

Mirëpo, propozimi i Romës ende nuk është pranuar nga Higuain.

Higuain 31-vjeçar ka nisur fazën parasezonale me Juventusin dhe nuk po mendon të lëviz njëherë.
Roma e sheh Higuainin si opsionin e parë për të zëvendësuar Edin Xhekon, në rast se boshnjaku transferohet te Interi.