Derisa shkencëtarët janë duke u munduar t’i gjejnë shkaktarët e kancerit , ata kanë ardhur në përfundim se kafeja nuk është një nga ato.
Madje studimi i ri thotë se përveç se kafeja nuk shkakton kancer , rrezik është nëse nuk e përdorim atë.
Bashkësia shkencore është përpjekur të hulumtojë për vite të tëra për ta zbuluar nëse kafeja shkakton kancer. – shkruan Daily Mail.
Tani, studimi më i fundit i mbi 46 mijë pacientëve të kancerit nga Universiteti i Queensland sugjeron se përgjigja është se kafeja nuk shkakton kancer.
“Ata që pinë kafe nuk kanë predispozita më të mëdha të kenë kancer se sa ata që pinë.”- thonë studiuesit.
Megjithatë shkencëtarët janë ende duke u ballafaquar me atë se cilat mund të jenë shkaqet e shumta dhe komplekse të kancerit.
Pavarësisht përpjekjeve për parandalim, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) parashikojnë që gati dy milion burra dhe gra do të diagnostikohen me kancer në vitin 2020-të – një rritje prej 24 përqind për meshkujt dhe 21 përqind për gratë mbi normat e vitit 2010-të.