Roma nënshkruan me yllin e Fiorentinës

Gjigantët italianë të Serie A kanë përfunduar nënshkrimin e Jordan Veretout nga Fiorentina. Mesfushori është bashkuar me klubin në formë huazimi për tërë sezonin, raporton CalcioMerkato, transmeton Indeksonline.
Gjallorosët njoftuan në faqen e tyre për këtë transferim.

Marketing

Roma do të paguajë një shifër prej 1 milion euro për 26-vjeçarin këtë sezon, por do të duhet të paguajë 16 milionë euro më shumë për të bërë transferimin të përhershëm. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu 2 milionë euro shtesë.
Gjatë dy sezoneve në Fiorentinë, Vertout pati 75 paraqitje duke shënuar 15 gola.

Ndërsa duke folur në faqen zyrtare të klubit, Veretout shprehu kënaqësinë e tij për t’u bashkuar me klubin e ri.
“Unë jam shumë i lumtur të luaj në këtë klub të madh, me lojtarë të mëdhenj”, tha Jordan.
“Do të kem mundësinë të ndaj këtë eksperiencë me shokë të shkëlqyeshëm”- përfundoi ai.