PSP nuk e ka kryer misionin për të cilin u themelua, Ky institucion nuk arriti që t’i hetojë rastet për të cilat kishte indicie, konsideron për TVM2 eksperti për Çështje Juridike Naser Zyberi. Ai është i mendimit se dorëheqja e kryeprokurores speciale Kativa Janeva është dhënë për shkak të vetëdijes së plotë të saj se nuk mund të fitojë besimin e opozitës për t’u rizgjedhur në krye të PSP-së, por nuk përjashton mundësinë që pas kësaj dorëheqje të fshihet ndonjë arsye tjetër, të lidhur me rastin “Zhvatja”.
“PSP nuk e ka kryer misionin e vet për arsye se pari nuk arriti që ti hetoj të gjitha rastet për të cilat kishte indicie në përgjimet se janë kryer vepra penale. Edhe po të mos ishte afera rreth këtij rasti të fundit që e udhëheq Prokuroria e Përgjithshme unë mendoj se Janeva është konsumuar në këto dy-tre vite sa e ushtron këtë funksion të saj dhe mendoj se ka qenë e lodhur për ta vazhduar edhe më tutje, respektivisht për tu mandatuar edhe njëherë dhe e dytë ajo e ka të qartë se VMRO-DPMNE- ja nuk do të jetë kurrë “pro” zgjedhjes së saj të mëtutjeshme ndërsa çdo ndryshim ligjit për prokurorinë speciale kërkon mbështetjen e të VMRO-DPMNE-së” – theksoi eksperti për çështje juridike, Naser Zyberi.
ZYBERI: NDRYSHIME RRËNJËSORE NË PSP DHE GJYKATË SPECIALE
Në këtë situat në të cilën ndodh specialja, ndryshimet rënjësore kuadrovike dhe ligjore, janë më së nevojshme për këtë insitucion, shton Zyberi, duke thënë, se lufta kundër krimit dhe korrupsionit PSP do të luftojë vetëm nëse themelohet Gjykatë Speciale. Çdo improvizim tjetër, është i destinuar të dështojë.
“Unë mendoj se PSP-së kërkon një remont të përgjithshëm, që do të thotë se do të duhet të ndryshojë edhe ligji por edhe struktura kadrovike edhe nuk do të majftoj vetëm kaq. Në qoftë se PSP ka ide që të merret serizisht me luftimin e kriminalitetit në strukturat e larta politike do ti nevojitet edhe gjykatë speciale. Vetëm si e tillë do të thotë është punë sizifi dhe mendoj se një person tjetër që do ta zëvendësoj Janevën mund të tregohet i pasukseshëm, jashtë e saj që Janeva tani për tani është nën dyshime serioze ose mund të jetë e involvuar në afer kaq serioze” – tha eksperti për çështje juridike, Naser Zyberi.
Zyberi poashtu vlerëson pozitivisht edhe aktivitetet e fundit të Prokurorisë së Përgjithshme, andaj ai vlerëson se PSP duhet inkorporuar në prokurorinë e Përgjithshme, me një strukturë të re kuadrovike që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Ai bën thirrje për zbardhjen sa më parë të rastit nëse Janeva ka qenë e keqpërdorur ose e involvuar në zhvatjen e disa biznesmenëve në vend sit e zbardhet kush lejoi që bombat e paligjshme të dalin në opinion.