Moderatori Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar i radhës në emisionin “Treshat” ku tregoi detaje të reja në lidhje me karrierën dhe jetën e tij personale.
Teksa po fliste për rivalët e tij, Ermali tregoi se një nga prezanruesit që vlerësonte më shumë është Ardit Gjebrea. I ngacmuar nga Bora Zemani për rrogën e Gjebreas, Mamaqi tha se është një vlerë e çmendur.
“Më ka thënë shifrën sa duhet të fitoj në një sezon televiziv, për mua ishte e pabesueshme thashë kaq lek mund të fitohen?”– u shpreh Ermali.
Gjithsesi moderatori u tregua i rezervuar dhe nuk ka preferuar ta thotë shifrën e pagesës në emision.