Djersiteni gjatë natës? Ja sëmundjet që po ju vrasin ngadalë!

Djersitja është një proces fiziologjik krejt normal për çdo njeri. Por djersitja gjatë natës mund të mos jetë kaq shumë normale.

Marketing

Kur ju flini dhe ngriheni të bërë qull në djersë, mund të këtë shkaktarë të ndryshëm për këtë fenomen.
Ndoshta jeni veshur shumë trashë, ose është shumë nxehtë, kjo është normale. Por në disa raste, pas kësaj djersitjeje të thjeshtë e normale, fshihen simptoma sëmundjesh vdekjeprurëse.

Çfarë shkakton djersën e natës?
Nuk është kënaqësi të zgjoheni në mes të natës me rrobat tuaja të bëra qull në djersë.
Më poshtë janë disa simptoma dhe sëmundje të rrezikshme që fshihen pas djersitjes normale gjatë gjumit.

Menopauza.
Menopauza dhe trupi i nxehtë, janë shkaktarë që shumë gra djersinë gjatë natës.

Hiperhidrozë idiopatike.
Hiperhidroza idiopatike është një gjendje, në të cilën trupi prodhon kronikisht shumë djersë, pa asnjë shkak mjekësor të identifikueshëm.

Infeksionet.
Tuberkulozi është infeksioni më i zakonshëm i lidhur me djersitjen gjatë natës. Por infeksionet bakteriale, të tilla si endokardit (inflamacion i valvuleve të zemrës), osteomyelitis (inflamacion në kocka) dhe abscese mund të shkaktojnë djersitje natën.
Djersët e natës janë gjithashtu simptomë e infektimit me HIV, shkruan dritare.net.
Djersët gjatë natës janë një simptomë e hershme e disa kancereve.

Lloji më i zakonshëm i kancerit që shoqërohet me djersitje natën, është limfoma. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë edhe simptoma të tjera, të tilla si: humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.
Hipoglikemina.

Sheqeri i ulët i gjakut mund të shkaktojë djersitje.
Njerëzit, të cilët marrin medikamente me insulinë, ose diabetikët, mund të kenë hipoglikeminë, e cila gjatë natës shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale.
jersitja mund vijë edhe si pasojë e disa çrregullimeve hormonale, përfshirë pheokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hyperthyroidism.