Një qytetar i Shkupit ka ndërruar jetë dje si rezultat i një goditjeje elektrike gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në shtëpinë e familjes në fshatin Kuçkovë në Shkup.
“Në stacionin policor Gjorçe Petrov, dje është paraqitur se rreth orës 12:05 në fshatin Kuçkovë, M.R. (74) nga Shkupi, gjersa po tërhiqte në shtëpinë e tij, ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij si shkak nga goditja elektrike.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjeri iu është dorëzuar familjes.