Rasti “Haraçi”, konfiskohen automjete dhe një moto skaf në Ohër

Mbrëmë në Ohër, polica me urdhër të Prokurorisë Publike ka konfiskuar një moto skaf dhe objekte tjera, në lidhje me rastin “Haraçi”, njofton “MKD”.

Marketing

Më herët portali “Skopje1” duke u thirrur në burimet e MPB-së njoftoi se janë konfiskuar edhe automjete tjera të cilat janë vendosur në “Kazermën” e Ohrit dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e hetimeve për të cilën janë përfshirë.

Bëhet fjalë për hetimin e rastit “Haraçi” ku i dyshuar është Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski-Kiçec për zhvatje të parave nga biznesmenët.