Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini thotë se punon intensivisht për zbulimin e ndotësve kryesorë të ajrit. Në një intervistë për Alsat, Nurdini bëri të ditur se qeveria shqyrton mundësinë për financimin e mënyrave të reja të ngrohjes së amvisërive por edhe institucioneve.
Numri “një” i ekologjisë gjithashtu tha se kërkohet zgjidhje edhe për problemin e mbeturinave dhe deponive joligjore.