Edhe në këtë vit, një numër i madh i mërgimtarëve, kanë zgjedhur pushimet t’i bëjnë në Kosovë, derisa shumë kalojnë në Serbi.
Rruga të cilën e zgjedhin mërgimtarët për të ardhur në Kosovë është ajo që vije nga Sllovenia, për në Kroaci dhe më pas për të kaluar nga Serbia, për t’u futur në Kosovë.
E një mërgimtar ka kaluar sot nga Serbia dhe ka bërë apel për të gjithë mërgimtarët që kalojnë andej të kenë kujdes, pasi që një BMË e bardhë po provokon veturat me tabelat e huaja.
Mërgimtari thotë se një BMW e bardhë po u bënë me drita veturave me të huaja dhe po i fton për garim në mes veturave, që më pas të i dënojë, transmeton Gazeta Metro.
Ai tutje ka treguar se si pasojë e këtij mashtrimi nga policia serbe, dy mërgimtarë kosovarë me vetura me tabela zvicerane e kanë pësuar duke u gjobitur.