Merr fund dilema, bëhet gati fanella e re për Mauro Icardin

Mauro Icardi mund të jetë lojtari i ardhshëm i Napolit. Sikurse raportojnë mediat italiane, argjentinasi do vishet me fanellën e kaltër për sezonin e ri futbollistik.

Marketing

Napoli është më favorite, sepse ka edhe një dëshirë të presidentit De Laurentiis për ta transferuar 26 vjeçarin në “San Paolo”.

Nuk dihet me saktësi shifrat e trajnserimit, por në rast se diçka e tillë do të ndodhte, atëherë Interi do të mbushte arkat, dhe do e kishte më të thjeshtë edhe për të marrë Romelu Lukakun nga Manchester United.