Në sulmet ajrore në provincën veriperëndimore siriane Idlib humbën jetën të paktën 43 persona, kumtoi Organizata siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
Tridhjeteshtatë civilë humbën jetën në sulme në të cilat është goditur një treg dhe rajone në qytetin Maret-al Numan në provincën Idlib. Gjashtë persona të tjerë humbën jetën në sulmet ajrore në qytetin fqinj Sarkib.
Në sulmet janë plagosur më shumë se 100 persona.
Ministria ruse e Mbrojtjes demantoi se aeroplanë të tyre i ka kryer sulmet. Paraprakisht, Organizata siriane për të drejtat e njeriut kumtoi se sipas gjitha gjasave aeroplanë rusë ose aeroplanë sirianë i ka kryer sulmet.