Zelandë e Re, pas sulmit terrorist rritet kontrolli i rreptë mbi armët

Në Zelandën e Re ka filluar faza e dytë e kontrollit të rreptë mbi armët e zjarrit pas sulmit terrorist ku humbën jetën 51 persona në xhamitë Al-Noor dhe Linwood në rajonin Christchurch, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në një deklaratë me shkrim nga faqja internetit të kryeministrisë ka postuar detajet shtesë të Ligjit për Armët e Zjarrit që sapo ka hyrë në fuqi në lidhje me ligjin i cili u vendos në zbatim pas sulmit terrorist për mbledhjen e armëve gjysmë automatike dhe atyre sulmuese.

Pasi bëri të ditur se ligji i ri sjell kontroll të rreptë në fusha të tilla si për kushtet e blerjes së armëve, sigurinë, lejet dhe përgjegjësitë personale Ardern deklaroi se “Në prill, ne kaluam në veprim për të mbledhur armët më të rrezikshme në qarkullim duke ndaluar pushkët e sulmit dhe ato gjysëm automatike të stilit ushtarak. Tani po ndërmarrim masa për të parandaluar që armët e tjera të zjarrit të mos bien në duart e gabuara”.

“Sulmi terrorist më 15 mars në Christchurch zbuloi se ligjet mbi armët janë të pasakta”, tha Ardern e cila vuri në dukje se “Ligjet tona të armëve ishin të datuara nga viti 1983 dhe u kishte kaluar koha në një mënyrë të rrezikshme”.

Në ligjin e ri të cilin e bëri të ditur kryeministrja Ardern ka nene të tilla si rinovimi i lejeve të armëve një herë në çdo 5 vjet, ashpërsimi i licencimit të armëve si për shitësit ashtu edhe për blerësit, ndalimi i shtijes së armëve ndaj vizitorëve në vend, marrja nën kontroll e reklamave të armëve të zjarrit apo rivlerësimi i lejes nga policia në rast se vërehet ndonjë situatë shqetësuese tek poseduesit e armëve.

Në sulmin terrorist më 15 mars në xhamitë Al-Noor dhe Linwood në rajonin Christchurch të Zelandës së Re humbën jetën 51 persona, përfshirë edhe fëmijë ndërsa edhe 49 persona të tjerë u plagosën.