Boris Johnson do të bëhet Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe pasi u zgjodh udhëheqës i Partisë Konservatore, duke mposhtur Jeremy Hunt në garën e udhëheqjes së partisë.
Sipas mediave britanike, ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili për një kohë ka treguar ambicie për ta udhëhequr vendin e tij, fitoi garën me 66% të votave – nga 92,153 votues, ai mori 46,656 vota.
Pjesëmarrja ishte 87.4% nga 159.320 anëtarë të partisë.