“Kryetari I Komunës së Strugës z.Ramis Merko duke marrë parasysh situatën aktuale në lidhje me guroret në territorin e f.Llabunishtë, mbështet plotësisht kërkesat e banorëve për zhvendosje dhe ndalimin e tërësishëm të punës të guroreve dhe njëkohësisht kërkon nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga ministritë kompetente, të kryejnë revizion mbi procedurën e koncesioneve për të gjitha guroret në këtë territor.
Në kërkim të zgjidhjes së duhur, Kryetari Merko bisedoi me Ministrin e Ekonomisë së RMV, z. Kreshnik Bekteshi i cili i premtoi se së shpejti ky problem do të zgjidhej.
Komuna e Strugës është e gatshme ti përdorë të gjitë mekanizmat ligjorë për të gjetur zgjidhje dhe do të jetë gjithmonë , në çdo kohë, në shërbimin e bashkësisë lokale dhe banorëve të f.Llabunishtë.
Kryetari Merko u bën thirrje të gjithë palëve të përfshira të tregohen të përmbajtur derisa kjo çështje të jetë mbyllur dhe potencon se gjithmonë do të jetë në anën e bashkësisë lokale e sidomos derisa kjo situatë të ketë përfunduar.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës