Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur fitoren e Boris Johnson si kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Përmes një mesazhi të postuar në facebook, Kreu i Shtetit uron forcim të marrëdhënieve Britani-Shqipëri, në të gjitha fushat.
“Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. “-shkruan Meta.