Ligji për Prokurorinë Publike në gusht, nëse arrihet konsensus

Qeveria dje miratoi propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe miratoi vendimin që të dërgohet për miratim në Kuvend me simbol evropian dhe me në një procedurë të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria pranoi në procedurën parlamentare që të publikohet propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të harmonizimit terminologjik me propozim ligjin për Prokurorinë Publike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje tha se nëse propozim tligji është paraqitur në Kuvend sot, në atë rast, seanca plenare mund të mblidhet më 29 korrik dhe ligji mund të miratohet deri në fund të muajit gusht nëse ka pëlqim për të nga subjektet politike në Kuvend, duke pasur parasysh se nevojitet dy të tretat e shumicës parlamentare.

Nga partia në pushtet presin që të gjithë deputetë, ndërsa mbi të gjitha të OBRM-PDUKM-së të mbështesin këtë zgjidhje.

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM njoftojnë se edhe ato po përgatisin propozim ligjin për Prokurorinë Publike, e cila, siç njoftojnë, shumë shpejt do t’i dorëzohet në Kuvend dhe opinionit.

Me dispozitat kalimtare, parashihet që ligji të fillojë të zbatohet më 15 shtator.