Është rritur numri i bujtjeve të vizitorëve nga Maqedonia e Veriut në Selanik

Për 3,01% është rritur numri i bujtjeve në Selanik nga vizitorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Lidhja e hotelierëve nga Selaniku.

Marketing

Vendi ynë ndodhet në mesin e 20 shteteve të para me numër më të madh të bujtjeve, në vitin 2019 nga vendi i 16-të kaloi në vendin e 17-të, por megjithatë numri është rritur, nga 8.404 bujtje vitin e kaluar në 8.657 këtë vit në gjashtë muajt e parë, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Turistët nga Republika e Maqedonisë së veriut paraqesin 0,79% nga numri i përgjithshëm i bujtjeve në Selanik, ndërsa vendi u gjend në vendin e 22-të në listën me 25 shtete me rritje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Lidhur me numrin e përgjithshëm, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, u regjistrua ulje për 16.486, nga 1.115.581 vitin e kaluar për periudhën e njejtë, tani numri i bujtjeve paraqet 1.099.095.

Në vend të parë të listës së vizitorëve nga jashtë, vitin e dytë me radhë është Izraeli me rritje të bujtjeve për 7,88%. Më pas pasojnë Qiproja, Gjermania dhe SHBA-ja.

Nga vendet e rajonit, Bullgaria është me numër më të madh të bujtjeve de është në pozitën e gjashtë, Serbia dhe Mali i Zi të cilat janë të kyçura në grafën e njejtë , ndodhen në vendin e 11-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 13-të.

Nga Lidhja e hotelierëve nga Selaniku komentojnë se e dukshme është rritja e konsiderueshme e numri të bujtjeve nga shtetas të Afganistanit dhe vendeve të tjera aziatike.

“Bëhet fjalë për refugjatë dhe emigrantë të vendosur në hotele në Selanik që morën pjesë në programet e Organizatës ndërkombëtare për migrime. Numri i tyre i përgjithshëm është 24 5=373 bujtje që ndikon në pasqyrën e bujtjeve në Selanik, kumtojnë nga Lidhja.

Rezultatet treguan se ka për 4,54 për qind ulje në krahasim me vizitorët vendas, diçka që sipas Lidhjes, i referohet zgjedhjeve evropiane dhe lokale në maj dhe qershor.

Të dhënat nga hulumtimi i i kryer në bazë mujore nga kompania për hulumtime turistike “GBR Consulting” për Lidhjen e hotelierëve nga Selaniku tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2019 ka rritje për 2,6 për qind të çmimit mesatar për dhomë dhe rritje prej 1,8 për qind për të ardhurat nga çka paraqesin 50,33 euro.

“Megjithatë, në krahasim me dhjetë qytetet e tjera evropiane me madhësi të njejtë (Antverpen, Birmingem, Këln, Dyseldorf, Edinburg, Gllazgou, Budapest, Hamburg, Mançester, Salcburg), Selaniku edhe më tutje është në pozitën e fundit në raport me përmbushjen, në raport me çmimin mesatar për dhomë, por edhe për të ardhurat për dhomë të lirë”, kumtojnë nga Lidhja e hotelierëve nga Selaniku.