Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se i gjithë opinioni e dinë se “Boki 13” është krimineli më i madh në Maqedoni.
“Oktapodi kriminalë i LSDM-së, i kryesuar nga Zoran Zaev, shtrin tubacionet e tij në çdo pjese të shoqërisë të Maqedonisë. Qytetarët janë viktimë e një bande kriminale të pushtetit, e cila pa mëshirë punon vetëm për interesat e tyre personale.
Ktica Janeva është vetëm një pjesë e këtij oktapodi, pa të cilën “Boki 13″ nuk ka mundur të zhvat miliona euro dhe të kërcënojë biznesmen, politikanë dhe qytetarët”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se Janeva duhet të përgjigjet nëse ajo ishte në kontakt me Zoran Zaevin, me Kikin dhe Frikin famëkeq, dhe për çka kanë biseduar në telefonin “e humbur”?. Ajo duhet të tregoj se a është vendimi i saj personal për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Jordan Kamçev?, pyesin nga OBRM-PDUKM.
I gjithë opinioni i Maqedonisë është i vetëdijshëm se “Boki 13″ nuk është banditi më i madh në Republikën e Maqedonisë. Dihet se kush është në krye të mafias në vend, i cili po mbulon kapele dhe për të cilin paguhet haraç. Jovanovski është vetëm një nga zgjedhjet e oktapodit kriminal në të cilin Zoran Zaev është në krye”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.