Zaev: Është e mundur zgjidhje për ligjin për Prokurori Publike

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se mund të afrohen qëndrimet rreth ligjit të ri për Prokurori publike dhe se pjesë e madhe e rekomandimeve të opozitës janë pranuar.

Marketing

“Pozitat janë të qarta, por unë shoh se po afrohen dhe se mundemi. E vërtetë është se pranuam pjesë të madhe të rekomandimeve nga opozita. Shihet. Edhe një herë të sqaroj. Që të mund të gjejmë zgjidhje, ku do të mund të gjithë të thonë se janë fitues në funksion të argumenteve të tyre, bëjmë bashkimin e PSP-së me PP aktuale për krim të organizuar, e cila e ndryshon emrin e vet edhe për korrupsion të lartë. Nuk ka nevojë të ulen Zaevi dhe Mickoski të zgjedhin prokurorë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot në pres konferencë.

Për faktin se është përmendur Vilma Ruskovska si shefe e Prokurorisë së ardhshme për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, kryeministri tha se ai nuk e ka propozuar, por ka thënë se kush në këtë moment e udhëheq Prokurorinë dhe kush e ka mandatin.

Nuk e propozova unë Ruskovskën për shefe, nuk më pëlqente as mua para pesë, shtatë, nëntë viteve, por kush më pyet mua. Prokurorët i zgjedh Këshilli i prokurorëve publikë. Në Prokurori ekziston subordinim dhe koordinim. ky është proces normal. Zgjidhja të cilën VMRO-DPMNE-ja e ka kërkuar edhe me shkrim deri te këto grupe ishte që të heqim dorë nga ekzistimi i pavarësisë së PSP-së në periudhën e ardhshme, të mos jetë sektor i posaçëm, por të bashkohet. E bëra këtë. Besoj se kemi zgjidhje dhe se këto ditë do t’i hapim debatet. Duhet t’i ndihmojmë shtetit dhe këtë çështje ta heqim nga rendi i ditës”, tha Zaev dhe shtoi se sistemi prokurorisë publike do të vazhdojë edhe më tej të bazohet në bazat e njëjta dhe do të funksionojnë në pajtim me Kushtetutën.
“Prokurorët i zgjedh Këshilli i prokurorëve publikë dhe le të konkurrojnë ty”, tha Zaevi.

I pyetur për koment për deklaratën e djeshme të prokurores speciale publike Katica Janeva se ka qenë e shfrytëzuar dhe e keqpërdorur lidhur me rastin “Reket”, dhe nëse ka informata shtesë për rastin, Zaev tha se nuk ka njohuri, as, megjithatë, i ka kërkuar. Potencoi se po udhëhiqet hetim për atë lëndë, e cila në mënyrë transparente duhet të tregojë se për çka bëhet fjalë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pas publikimit të rastit “Reket”, ndjen se disa porosi nga biznesmenë dhe persona tjerë janë dërguar deri te ai, Zaev u përgjigj se nuk frikohet dhe se do të vazhdojë me përkrahjen për luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

“Këtë e meritojnë qytetarët dhe kjo duhet të bëhet. Secili që ka shkelur ligjet, do të vuajë dënim me burg ose do të dënohet në pajtim me ligjet. Mund të tentojnë, por ne nuk do të dorëzohemi në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Por, çdoherë apelojmë që prezumpcioni i pafajësisë të respektohet, nuk guxon të bëhet masakër ndaj njerëzve, e të paktën jo nga ne politikanët”, tha Zaev.

Për kërkesën e gazetarit Branko Gerovski për takim me të, kryeministri porositi se ka organe hetuese dhe se aty duhet t’i paraqesë të gjitha dëshmitë dhe argumentet.
“Ka organe hetuese, duhet të shkojë dhe të paraqesë. Të gjitha dëshmitë dhe argumentet, është rendi që të shkojë dhe t’i paraqesë për shkak se prezumpcioni i pafajësisë ekziston për të gjithë. Nuk ka pse të vijë te unë. Unë nuk jam as prokuror, as hetues. Pi kafe me secilin, ulem me secilin, nuk kam problem, por në këtë temë nuk ka çka të bisedojë me mua. Duhet të paraqesë në organet hetuese, PP, MPB, policia financiare..,gjithkund ku mendon se është adekuate, sipas dëshmive dhe argumenteve që i ka”, porositi Zaev.