Boris Johnson mban fjalimin e parë si kryeministër britanik

LONDON, ENGLAND - JULY 18: Boris Johnson leaves his grace-and-favour residence in Carlton Gardens near Buckingham Palace on July 18, 2018 in London, England. The Former Foreign Secretary is expected to make his first speech today after resigning from government 9 days ago. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Boris Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë.
Sa i përket largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor ai ka thënë se qeveria e tij do të kthejë besimin në demokraci.

Marketing

“Njerëzit që sfidojnë Britaninë do të humbasin bastin sepse ne do të rikthejmë besimin në demokraci dhe ne do të përmbushim premtimet e parlamentit ndaj popullit si dhe do të largohemi nga BE-ja më 31 tetor”.

Sa i përket përgjegjësisë për të përfunduar procesin e Brexit-it, ai ka thënë se “sot do të ndërtojë një ekip fantastik të burrave dhe grave, për të parë ndryshimin” që dëshiron të shohë.

Ai ka thënë se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në sa i përket largimit të Britanisë nga blloku evropian.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
Johnson ka falënderuar ish-kryeminitren britanike, Theresa May për shërbimin publik dhe durimin, gjatë udhëheqësisë së saj.

Para se të mbante fjalim para zyrës së kryeministrisë, Johnson është takuar me Mbretëreshëm Elizabetë, e cila i ka kërkuar atij që të formojë administratën e re.

Theresa May, ka njoftuar se më 7 qershor se do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.
May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.