Përleshje mes emigrantëve nga Pakistani në Vakcincë të Kumanovës

Me 24.0.2019 në ora 02.10 në Repartin e policisë në fshatin Mateç është lajmëruar se në fshatin Vakcincë, Komuna e Likovës ka të lënduar shtetas të huaj.

Marketing

Zyrtarët policor kanë dal në vendngjarje dhe i kanë parë A.R.(23), M.K.(20), H.A.(23) dhe N.T.(24), të gjithë nga Pakistani, që kanë pasur lëndime në trup.

Sipas rrëfimit të tyre ata janë sulmuar nga disa persona tjerë nga Pakistani që pas sulmit kanë ikur. Personat janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, pas së cilës A.R. dhe H.A., që kanë pasur plagë në këmbë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku të tjerët janë mbajtur për shërim në spitalin në Kumanovë. Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.